Në të kaluarën, kanë ekzistuar 3 lloj njerëzish

0
354

Në të kaluarën, kanë ekzistuar 3 lloj njerëzish

Paraardhësit e njeriut modern para 2 milion vitesh kanë ‘bashkëjetuar’ me të paktën dy lloje krijesash të ngjashme me njeriun e sotëm.

Kështu pohojnë shkencëtarët të cilët jo moti publikuan zbulimin e tyre në revistën shkencore “Nature”.

Bashkautori i studimit Fred Spoor, i cili jo moti kishte zbuluar pjesë të dhëmbit, fytyrës dhe nofullës së mbetjeve njerëzore që datojnë nga kohëra të lashta shkruan se “ zbulimet e fundit në Keni dokumentojnë ekzistimin e njeriut më fytyrë të rrafshët e tru të madh, përkatësisht të hominidit të ngjashëm me paraardhësin e njeriut të sotëm”.

Kafka e ‘njeriut’ të tillë ishte zbuluar po në Keni qysh në vitin 1972, mirëpo studimet e pjesëve të zbuluara mes viteve 2007 dhe 2009 i kanë dhënë vulën dilemave.

“Hominidi i shifruar me shkurtesën KNM-ER 1470, ka jetuar para dy milionë vitesh. Zbulimi ynë i jep fund pikëpamjeve të ndryshme shkencore dhe polemikave që janë zhvilluar lidhur me ekzistimin e tij” shkruan Spoor.

Sipas tij kafka e zbuluar më 1972 ishte e mangët sepse asaj i mungonte nofulla kështu që shkencëtarët e kishin të vështirë të besojnë se dikur ka ekzistuar edhe ‘njeriu me fytyrë ta rrafshët’.

Në momentin kur zbuluam dhëmbë e pjesë të nofullës kjo dilemë përfundimisht ka perënduar. Ka shkruar mes tjerash Spoor, i cili shpjegon se që nga viti 2007 në Keninë veriore janë zbuluar gjurmë të tre fosileve identike që janë dëshmi se paralelisht me paraardhësit tonë të njohur me emrin Homo erektus, Homo, kanë bashkëjetuar edhe dy raca të ngjashme e që njihen me emrat Homo habilis dhe Homo rudolfensis .

“Bashkëjetesa” nënkuptonte të jetuarit në Planetin tokë, por ata në fakt kanë jetuar të ndarë dhe kanë pasur mënyra të ndryshme të jetesës”, shkruan Nature.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here