Biomodd [PRs] - Formulari i regjistrimit
Biomodd [PRs]
Punëtori: Krijimi i Ekosistemeve Të Gjalla Brenda Kompjuterëve

Biomodd është një projekt bashkëpunues artistik që sfidon nocionet e supozuara të kundërshtimit në mes të natyrës dhe të teknologjisë. Në Biomodd, natyra dhe teknologjia janë ndërfutur në instalimet hibride të artit në kultura të ndryshme në mbarë botën. Rrjetet kompjuterike, të ndërtuara nga mbeturinat elektronike (komponentë kompjuterike jashtë përdorimit), janë të pajisura me ekosisteme të brendshme të gjalla. Në një shkëmbim simbiotik, bimët dhe algat jetojnë krahas elektronikës duke përdorur ngrohjen e liruar nga komponentët elektronike për të lulëzuar.

Iniciuar nga Angelo Vermeulen, Biomodd si projekt me kod burimor të hapun, ka udhëtuar në të gjithë botën gjatë viteve të fundit. Biomodd tani është duke u zhvilluar në 3 qytete të ndryshme të Evropës: Karlsruhe, Prishtinë dhe Londër.

Bëhu pjesë e Biomodd [PRs] në Prishtina Hackerspace (lokacioni i ri, Hackershtella), dhe mësoni më shumë rreth riciklimit të mbeturinave elektronike, hacking, lojërave, Permakulturës dhe bashkë-krijimit.

Projekti është një bashkëpunim në mes të Angelo Vermeulen dhe partnerët në Kosovë - Prishtina Hackerspace, re: Public, Fondacioni Jeshil dhe permakulturisti Ognen Onchevski. Biomodd [PRs] është pjesë e projektit më të madh artistik Seeker [PR7], i cili do të realizohet në Kosovë në vitin 2016. Ky projekt eshte i mbështetur nga Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit e Republikes së Kosovës.


=======

Pjesmarrja është pa pagesë, mirëpo janë vetëm 25 vende të limituara. First come, first served!

Per pyetje, ju lutem na kontaktoni ne: biomoddprs@gmail.com

=======
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri *
Mbiemri *
Gjinia *
Mosha *
14+ vjec
E-mail adresa *
Telefoni
Na thuani dicka per veten dhe intereset tuaja
Shume shkurt dhe ne menyre te permbledhur
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy