Veprimtari dhe intelektuali Ukshin Hoti, më 7 korrik 1991, në një fjalim të tij kishte bërë thirrje për formimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
“Duke qenë i vetëdijshëm për rrethanat politike në të cilat ndodhemi, ftoj të formojmë politikë të qartë, mbi atë se duhet që në mënyrë urgjente të formohen Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës”, kishte thënë Ukshin Hoti më 7 korrik të vitit 1991.
Fjalimi thuhet se është bërë në varrimin e një ushtari të vrarë në Rahovec.