FIER– Këshilli Bashkiak i qytetit të Fierit i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” pas vdekjes shkrimtarit Dritëro Agolli. Votimi në Këshillin Bashkiak për titullin ishte unanim. Gjithashtu Këshilli Bashkiak vendosi që edhe biblioteka e qytetit të mbajë emrin e Dritëro Agollit.

Kolosi i letrave shqipe, Dritëro Agolli u nda nga jeta para pak ditësh në moshën 85-vjeçare pas një sëmundje të rëndë në mushkëri që e mundonte prej kohësh.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në fshatin Menkulas të Devollit, në Korçë. 13 vite të jetës i ka kaluar në këtë fshat, ku në moshën 9­vjeçare përfshihet në Luftën Nacional Çlirimtare.

Veprën e parë me vjersha “Në rrugë dolla”, Dritëro Agolli e botoi në vitin 1958. Është vëllimi i parë i cili u prit mirë nga kritika e kohës. Shquhet si një poet popullor dhe vete e pohonte se ishte i tillë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: