Jahjaga mori pjesë në akademinë për nderim të figurës së akademikut, Mark Krasniqi

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot pjesë në mbledhjen komemorative në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, në nderim të figurës së akademikut e veprimtarit të madh të Kosovës, Mark Krasniqi.

Lajme

30/08/2015 16:14

Në një njoftim të dërguar për media nga zyra e Jahjagës thuhet që presidentja shprehu ngushëllime për familjen e Krasniqit, duke e vlerësuar atë si një figurë të shquar atdhetare.

“Presidentja Jahjaga ka bërë edhe homazhe në nderim të Akademik Mark Krasniqi, një njeriu të madh të Kosovës dhe figurës së shquar atdhetare si dhe u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të Akademik Mark Krasniqi”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Sipas njoftimit Jahjaga duke e vlerësuar lart figurën e Akademik Mark Krasniqit tha se vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, qytetarët e vendit dhe për gjithë Kosovën në përgjithësi.